Sport

Hysaj dhe Bajrami sot më fushë, shqiptarët kuqezinj të Europa League…

Ndeshjet do të luhen në dy orare të ndryshme: ora 18:45 dhe 21:00

6 Mars 2025, 11:12 Nga DOSJA

Hysaj dhe Bajrami sot më fushë, shqiptarët kuqezinj të

ZVICER - Mbrëmjen e sotme do të zbresin në fushë skuadrat e mëdha europiane pjesëmarrëse në fazën e 1/8-ave në Europa League dhe Conference League njëkohësisht.

Mes pretendentëve për trofeun e dytë më të madh kontinental për klube janë edhe dy klubet e italiane të të njëjtit qytet, Roma dhe Lazio.

Bardhekaltrit e mbyllën të parë fazën e parë të Europa League dhe në letër janë pretendentë përballë Viktoria Plzen, ku pritet që të ketë minuta edhe për mbrojtësin kuqezi Elseid Hysaj (21:00).

Ndërkohë, Roma duke eliminuar Porton nga Europa League, mund të ketë hapur rrugën rivalëve të qytetit drejt një suksesi, i cili do të ishte epik. Por sot verdhekuqtë do të duhet të përballet me një prej pretendentëve për të fituar trofeun, si spanjolët e Bilbaos.

Sa i përket futbollistëve të tjerë shqiptarë, Fenerbahçe e Murinhos pret Rangersin e Nedim Bajramit (18:45), ndërsa Real Sociedad luan me Manchester United.

Ndeshjet do të luhen në dy orare të ndryshme: 18:45 dhe ora 21 dhe të gjithë tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë t’i ndjekin këto takime drejtpërdrejtë në paketën supersport të platformës Digitalb.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll