Bota

FOTO/ Tragjedia e Tempit, ndizen sërish protestat në Greqi me molotov dhe zjarr, në Kuvend diskutohet mocioni i mosbesimit i paraqitur nga opozita

Incidente ka dhe në Selanik pas përfundimit të mitingut për tragjedinë e Tempit, dy vite pas aksidentit të trenave

5 Mars 2025, 21:32 Nga A.Ll
FOTO/ Tragjedia e Tempit, ndizen sërish protestat në Greqi me molotov
protestat ne greqi

GREQI- Sheshi Sintagma në Athinë është kthyer në një sheshbetejë mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Përplasjet shpërthyen midis policisë greke dhe demonstruesve që protestonin për përplasjen e trenave në vitin 2023 që vrau 57 persona, shumica prej tyre studentë, në tragjedinë më të rëndë hekurudhore të vendit.

Incidentet e dhunshme shpërthyen pasi mijëra njerëz u mblodhën paqësisht jashtë parlamentit, ku ligjvënësit po debatonin një mocion mosbesimi të paraqitur nga partitë opozitare kundër qeverisë.

Më herët, protestuesit lëshuan fenerë në ajër dhe mbajtën një minutë heshtje për të nderuar viktimat. Qirinjtë formuan numrin "57" në tokë. Më tej protestuesit hodhën kokteje molotov mbi forcat e policisë jashtë Universitetit Aristotele të Selanikut në Kamara, duke u shoqëruar më pas me reagimin e oficerëve të policisë. 

Para Kuvendit ende vijojnë të hidhen gurë dhe koktejle molotovi. Sipas mediave greke, dy të rinj kanë patur probleme me frymëmarrjen. Pas disa ditëve tensioni dhe protestash masive në të gjithë Greqinë, partitë opozitare janë bashkuar për të dorëzuar një mocion të ri mosbesimi.

Ky akt vjen pas një seri protestash në Greqi, ku qytetarët shprehën zemërim për atë që ata e konsiderojnë keqpërdorimin e vazhdueshëm të qeverisë ndaj tragjedisë hekurudhore në Tempi dhe ngadalësimin e procedurave të drejtësisë pas saj.

Disa nga partitë kryesore të opozitës, përfshirë PASOK, SYRIZA, Nea Aristera dhe Plefsi Eleftherias, kanë hartuar një marrëveshje të përbashkët prej 16 faqesh që përshkruan përgjegjësinë dhe gabimet e qeverisë greke lidhur me këtë katastrofë.

FOTO/ Tragjedia e Tempit, ndizen sërish protestat në Greqi me molotov

FOTO/ Tragjedia e Tempit, ndizen sërish protestat në Greqi me molotov

FOTO/ Tragjedia e Tempit, ndizen sërish protestat në Greqi me molotov

greqi protesta athine tempi

Sondazh

Poll