Bota

Evropa “tregon dhëmbët”/ Macron do të mbledhë Samitin ushtarak të vendeve që duan paqe

Presidenti francez: Ne kemi një plan solid. Gjithashtu është planifikuar vendosja e trupave

5 Mars 2025, 22:03 Nga A.Ll

Evropa “tregon dhëmbët”/ Macron do të mbledhë

Francë - "Mbështetja jonë për Ukrainën përfshin mbështetjen e ushtrisë së saj," - u tha Emmanuel Macron francezëve këtë mbrëmje drejtpërdrejt në TV.

"Ne jemi të interesuar të punojmë me aleatët tanë evropianë," - shtoi ai, "dhe duke filluar nga java e ardhshme ne do të mbledhim shefat e shtabit të vendeve që duan të marrin pjesë në këtë paqe të qëndrueshme", duke përfshirë vendosjen e forcave evropiane në terren.

Macron foli për ekzistencën e "një plani të qëndrueshëm paqeje, të cilin e kemi përgatitur me ukrainasit dhe disa partnerë të tjerë evropianë dhe të cilin unë shkova për ta mbrojtur në Shtetet e Bashkuara, 15 ditë më parë".

 

emmanuel macron franca ukraina

Sondazh

Poll