Sport

VIDEO/ Interit pushton Roterdamin me Thuram & Lautaron, tani pranë kualifikimit

Në De Kuip, skuadra e Inzaghit fiton 2-0 ndeshjen e parë të fazës së 16-të. Zielinski humbet penalltinë për të shënuar 3-0. Rikthimi në San Siro më 11 mars

5 Mars 2025, 21:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Interit pushton Roterdamin me Thuram & Lautaron, tani pranë

HOLANDE - Në ndeshjen e parë të fazës së 16-të të Champions League, Interi mundi 2-0 Feyenoordin në De Kuip në Roterdam. 

Thuram kaloi në avantazh në minutën e 38-të me një goditje me këmbën e djathtë nga asistimi i Barellës. Lautaro dyfishoi epërsinë në minutën e 5-të të pjesës së dytë.

Në minutën e 20-të të pjesës së dytë Zielinski nuk arriti të shënojë golin e tretë, pasi u hipnotizua nga Wellenreuther, duke humbur një penallti të dhënë pas një thirrjeje të VAR. Ndeshja e kthimit do të luhet në San Siro më 11 mars. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll