Sport

Egnatia bën kampionen përballë Dinamos, Lushkja dhe Ujka mjaftojnë për fitoren…

Pas golave të Lushkes dhe Ujkës, skuadra rrogozhinase, në pjesën e dytë e menaxhoi rezultatin dhe e përballoi sulmin e Dinamos

5 Mars 2025, 19:39 Nga DOSJA

Egnatia bën kampionen përballë Dinamos, Lushkja dhe Ujka

RROGOZHINE - Pas dy rezultateve jo të mira, në javën e 28-të Egnatia rigjen suksesin në kampionat, duke mposhtur një rival direkt në garën për titullin kampion.

Rrogozhinasit mundën 2-0 Dinamon në përballjen direkte dhe konsolidojnë pozitat e tyre në krye të renditjes së Abissnet Superiores.

Djemtë e Tetovës dominojnë pjesën e parë përballë dinamovitëve dhe arrijnë të shënojnë dy gola. Fillimisht me Lushkjën (18’), që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas është Ujka (39’), ai që dyfishon shifrat.

Dinamo mundohet të reagojë në pjesën e dytë, por është e pafuqishme për të gjetur rrugën e rrjetës. Edhe aktivizimet e Bregut apo të Itodo Mandelës, nuk sollën ndonjë ndryshim në lojën e sluadrës së Ilir Dajës.

Egnatia fiton 2-0 këtë takim direkt, ngjitet në kuotën e 52 pikëve dhe “blindon” kreun e renditjes. Dinamo mbetet 47 pikë dhe detyrohet t’i lëshojë vendin e dytë Vllaznisë, që fiton ndeshjen respektive përballë Partizanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll