Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon negociatat me Hamasin për lirimin e pengjeve

E pohoi zëdhësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt në një deklaratë për mediat

5 Mars 2025, 21:16 Nga A.Ll

Shtëpia e Bardhë konfirmon negociatat me Hamasin për lirimin e

SHBA - Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë konfirmoi sot informacionin rreth negociatave të drejtpërdrejta midis Shteteve të Bashkuara dhe Hamasit palestinez për lirimin e pengjeve të mbetura në Rripin e Gazës, duke sqaruar se Izraeli ishte në dijeni të tyre.

E pyetur për negociatat e raportuara fillimisht nga faqja e lajmeve Axios, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt tha se i dërguari special i Presidentit Trump për çështjet e pengjeve, Adam Boehler, "është i autorizuar të flasë me këdo".

Duke vënë në dukje se qeveria izraelite ishte "konsultuar", zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se Boehler veproi "në mirëbesim" në interesin më të mirë të popullit amerikan.

shba hamas caroline levitt pengjet

Sondazh

Poll