Bota

Donald Trump dhe Justin Trudeau “pajtohen”/ Flasin në telefon për "luftën tarifore" midis SHBA-së dhe Kanadasë

Ditën e djeshme, Trudeau u përgjigj me një ton të fortë ndaj Trump, duke njoftuar se edhe ai do të shtonte tarifa përkatëse

5 Mars 2025, 19:17 Nga A.Ll

Donald Trump dhe Justin Trudeau “pajtohen”/ Flasin në telefon

SHBA-Kanada/ Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau folën me telefon të mërkurën pasdite, thanë për CNN, dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, në kuadër të "luftës" tregtare që ka shpërthyer mes SHBA-së dhe Kanadasë orët e fundit.

Zyrtarët nuk dhanë detaje se çfarë thanë të dy udhëheqësit në komunikimin e tyre dhe tani pritet një përditësim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë.

Kujtohet se dje me vendim të Trump hynë në fuqi tarifat amerikane prej 25% për produktet e importuara nga Meksika dhe Kanadaja.

Tarifat u vendosën pasi presidenti amerikan pretendoi se partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së nuk po bënin mjaftueshëm për të ndaluar importimin e fentanilit dhe narkotikëve të tjerë në vendin e tij.

Kanadaja njoftoi menjëherë se do të vendoste tarifa përkatëse, që arrijnë në dhjetëra-miliarda dollarë, për produktet e importuara amerikane.

justin trudeau donald trump shba kanada

Sondazh

Poll