Bota

Mediat amerikane: SHBA po shqyrton shtyrjen e tarifave ndaj automjeteve nga Kanadaja dhe Meksika

Mediat flasin për një shtyrje prej një muaji të hyrjes në fuqi të urdhërit të Trump

5 Mars 2025, 19:04 Nga DOSJA

Mediat amerikane: SHBA po shqyrton shtyrjen e tarifave ndaj automjeteve nga

SHBA - Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë shtyrjen e tarifave të automjeteve për Kanadanë dhe Meksikën me një muaj.

Këtë e raportoi media amerikane "Bloomberg", duke cituar burime, sipas të cilave administrata diskutoi mundësinë dje me drejtuesit e General Motors, Ford dhe Stellantis.

Tarifat prej 25%, të paralajmëruara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për importet nga Kanadaja dhe Meksika, duhej të hynin në fuqi të martën.

Trump tha se këto masa janë përgjigje ndaj fluksit të papranueshëm të drogave të paligjshme dhe emigrantëve pa dokumente në SHBA nga dy vendet fqinje.

 

shba meksika kanadaja tarifat

Sondazh

Poll