Bota

Fillimi i Kreshmës dhe e Mërkura e Përhime/ Papa Françesku mesazh besimtarëve katolikë nga spitali: E kuptojmë sa të brishtë jemi kur sprovat na godasin befasisht

Mesazhi i Papës u lexua nga kardinali Angelo De Donatis dhe merr një kuptim më të thellë, nisur nga kalvari i gjendjes shëndetësore të tij, i cili ndodhet në spitalin Agostino Gemelli në Romë që prej 14 shkurtit për shkak të pneumonisë së dyfishtë.

5 Mars 2025, 19:21 Nga r.ll
Fillimi i Kreshmës dhe e Mërkura e Përhime/ Papa Françesku
papa francesku

VATIKAN- Papa Françesku ka dhënë mesazhin e tij për besimtarët katolikë për fillimin e Kreshmës dhe të Mërkurën e Përhime në Kishën Katolike. Papa Françesku u kërkoi besimtarëve që të mos mallkojnë vdekjen, por të dinë ta marrin në konsideratë realisht atë.

Mesazhi i Papës u lexua nga kardinali Angelo De Donatis dhe merr një kuptim më të thellë, nisur nga kalvari i gjendjes shëndetësore të tij, i cili ndodhet në spitalin Agostino Gemelli në Romë që prej 14 shkurtit për shkak të pneumonisë së dyfishtë.

"Ne jemi bërë nga pluhuri dhe hiri. Ne e kuptojmë menjëherë se sa të brishtë jemi, me përvojën e sëmundjes, varfërisë, sprovës që ndonjëherë befas na godet ne dhe familjet tona”, thuhej në mesazhin e Papa Françesku.

Më herët, burimet e Vatikanit raportuan se pneumonia e Papës po përparon në një mënyrë të parashikueshme dhe se gjendja e tij është e qëndrueshme, brenda një konteksti të përgjithshëm kompleks.

papa francesku

Sondazh

Poll