Politike

Mandati i Vullnet Sinajt, PD kërkesë në Gjykatën Kushtetuese: Detyroni Kuvendin t'ua dërgojë për shqyrtim

Deputetët që kanë nënshkruar deklaratën janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Elda Hoti, Leftter Gështenja, Edi Paloka, Sorina Koti, Erisa Xhixho, Qani Xhafa, Petrit Doda, Eralda Bano, Dhurata Çupi, Kasëm Mahmutaj, Saimir Koreshi dhe Ina Zhupa.

5 Mars 2025, 15:04 Nga B.Z
Mandati i Vullnet Sinajt, PD kërkesë në Gjykatën
Foto ilustruese

TIRANË - Partia Demokratike ka dërguar këtë të mërkurë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me mandatin e deputetit Vullnet Sinaj. Në kërkesën e shkruar nga 14 deputetët e PD-së kërkohet që Gjykata të detyrojë Kuvendin që ta dërgojë për shqyrtim.

PD dhe Partia e Lirisë e cilësojnë si të papajtueshëm mandatin e ligjvënësit socialist dhe për këtë shkak i është drejtuar me firmat e 14 deputetëve, mes tyre edhe Erisa Xhixho, përfaqësuese e Partisë së Lirisë, që Gjykata Kushtetuese të detyrojë Kuvendin e Shqipërisë për dërgimin në këtë institucion të “mocionit të konstatimit të papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”.

Deputetët opozitarë mes të tjerash kërkojnë “zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mes Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve”.

Deputetët që kanë nënshkruar deklaratën janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Elda Hoti, Leftter Gështenja, Edi Paloka, Sorina Koti, Erisa Xhixho, Qani Xhafa, Petrit Doda, Eralda Bano, Dhurata Çupi, Kasëm Mahmutaj, Saimir Koreshi dhe Ina Zhupa.

partia demokratike

Sondazh

Poll