4 Mars 2025, 21:53
Nga r.ll
anetaret e gjykatës kushtetuese
TIRANË- Një dokument i rrjedhur në media sugjeron se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndërmori një seri veprimesh hetimore – përfshirë përgjimin ambiental ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, si pjesë e një procedimi për korrupsion pasiv.
Sipas dokumentit, SPAK urdhëroi të kryhej midis datave 10 shkurt dhe 25 shkurt përgjimi në vende publike i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gent Ibrahimi, pasi kishte informacione se persona të interesuar kishin ndikuar te ai për mënyrën e formulimit të arsyetimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ndaj një ankimi të biznesmenit Pëllumb Gjoka.
Sipas dokumentit të rrjedhur në media, arsyetimi në favor të Gjokës nga Gjykata Kushtetuese do të përdorej edhe në mjaft gjykime të tjera të ngjashme, të bazuara në të dhënat e marra nga aplikacioni Sky ECC, pasi vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese është praktikë e detyrueshme për institucionet e tjera të drejtësisë.
SPAK nuk komentoi lidhur me vërtetësinë e kopjes së aktit të publikuar, si dhe as nuk bëri me dije nëse ka hetim për rrjedhjen në media të këtij dokumenti.
“Për momentin nuk kemi koment”, tha SPAK përmes koordinatores për marrëdhëniet me mediat.
Gjyqtari Gent Ibrahimi nuk ishte i arritshëm për koment nëpërmjet telefonit. Ndërkohë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Gjykata Kushtetuese mohoi se vendimet e saj mund të ndikoheshin në mënyrë të paligjshme.
“Nisur nga debati mediatik i ditëve të fundit për vënien nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme të një gjyqtari kushtetues, që lidhet me ushtrimin e veprimtarisë së tij, konsiderojmë me rëndësi të sqarojmë opinionin publik se, në ushtrimin e misionit kushtetues për garantimin e epërsisë së Kushtetutës, ajo udhëhiqet nga parimet e kolegjialitetit, pavarësisë dhe paanësisë, të sanksionuara në ligjin themelor,” tha Gjykata Kushtetuese.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i shpallur nga qeveria ‘Rama’ si investitor strategjik, u arrestua në korrik të vitit 2023 si pjesë e një organizate kriminale, pasi iu gjetën komunikime në aplikacionin Sky ECC që e lidhin me një sërë veprash penale të rënda, përfshirë vrasje.
Komunikimet e kapura nga autoritetet franceze në aplikacionin Sky ECC kanë shërbyer si bazë e një sërë hetimesh ndaj krimit të organizuar, politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të drejtësisë.
Gjoka e ankimoi vendimin që e mban në burg në të tria shkallët e gjykimit, duke kundërshtuar si të paligjshëm ndalimin e tij në bazë të provave të marra nga Sky ECC, por pa rezultat.
Në vijim paraqiti kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen të papërdorshme të komunikimeve Sky ECC, por me një vendim unanim të datës 30 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën./Reporter.al
spak pellumb gjoka birn
Aktualitet
4 Mars 2025, 21:36
r.ll
fadi dhe rayyan alwan
AMSTERDAM- Autori i dyshuar i vrasjes së 24-vjeçares palestineze në Tiranë, i cili rezultoi se është ...
Aktualitet
4 Mars 2025, 21:15
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 20-vjeçar shqiptar pasi u kap duke udhëtuar në...
Aktualitet
4 Mars 2025, 21:14
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një familje prej 4 anëtaresh nga Shkafana e Durrësit jeton mes Shqipërisë dhe Italisë dhe po p&e...
Aktualitet
4 Mars 2025, 20:50
N.F
Shqiptarët e dënuar
ANGLI- Autoritetet britanike kanë dënuar me burg tre shqiptarë pasi u shpallën fajtor për trafi...
Aktualitet
4 Mars 2025, 20:34
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Konsumatorët duhet të përgatiten për rritjen e çmimit të vezëve përshkak të p&e...
Aktualitet
4 Mars 2025, 20:45
r.ll
manjola thanasko
TIRANË- Emisioni Fiks Fare ka sjell rastin e një emigranti në Greqi i cili është mashtruar nga një shqiptare...
Aktualitet
4 Mars 2025, 20:06
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri Avokati i Popullit dhe përfaqësues të fushës juridike në vijimësi kanë...
Aktualitet
4 Mars 2025, 19:21
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Një 41-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lulishten brenda ambientit të shkollës I...
Aktualitet
4 Mars 2025, 19:17
N.F
Artan Hajredinaj
TIRANË- Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor për gjyqtarin e Gjykatës së Shkall...
Aktualitet
4 Mars 2025, 18:27
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen e një personi pasditen e sotme në Vlorë. Sipas raportim...