Aktualitet

Kthjellime në të gjithë territorin, parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të fitojë shpejtësi deri 12 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

5 Mars 2025, 07:18 Nga B.Z
Kthjellime në të gjithë territorin, parashikimi i motit për
Moti

TIRANË - Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët dhe orë me diell në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të fitojë shpejtësi deri 12 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Mjegull lokale në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -1 deri 16°C
në zonat e ulëta 0 deri 22°C
në zonat bregdetare 6 deri 20°C.

moti

Sondazh

Poll