Aktualitet

Po drejtonte mjetin në korsinë e gabuar, policia zbulon se 20-vjeçari shqiptar kishte makinë të vjedhur, vihet në pranga në Itali

Arrestimi i shqiptarit u bë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në Mirafiori të Torinos. Episodi ndodhi në rrugën “Ignazio Collino”, ku 20-vjeçari tërhoqi vëmendjen e policëve teksa ndalonte në kryqëzim.

4 Mars 2025, 21:15 Nga N.F
Po drejtonte mjetin në korsinë e gabuar, policia zbulon se
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 20-vjeçar shqiptar pasi u kap duke udhëtuar në korsinë e gabuar duke rrezikuar të shkaktonte aksident. Më pas policia zbuloi se shqiptari po drejtonte një makinë të vjedhur.

Arrestimi i shqiptarit u bë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në Mirafiori të Torinos. Episodi ndodhi në rrugën “Ignazio Collino”, ku 20-vjeçari tërhoqi vëmendjen e policëve teksa ndalonte në kryqëzim. Kur pa efektivët ai tentoi të arratisej dhe kur pa se nuk po ia dilte dot duke udhëtuar mbrapsht, e braktisi veturën dhe u largua me vrap.

Megjithatë, arratisja e tij nuk zgjati shumë, pasi oficerët e ndaluan pas pak minutash. Nga hetimet e kryera në vendngjarje, rezultoi se automjeti me të cilin udhëtonte i riu ishte vjedhur rreth një muaj më parë, informon media italiane. Dyshohet se i riu është pjesë e një grupi grabitësish, ndërsa gjykata e la në arrest shtëpie dhe hetimet po vijojnë për të zbardhur të plotë aktivitetin e tij kriminal.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll