REL: Trump i drejtohet Kongresit mes mospajtimeve me Ukrainën
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, do t'i drejtohet Kongresit për herë të parë që kur mori detyrën, më pak s...
Në dokumentet e paraqitura autoriteteve, konglomerati “CK Hutchison Holding” tha të martën se do të shesë të gjitha aksionet e dy njësive të saj, “Hutchison Port Holdings” dhe “Hutchison Port Group Holdings”. Të dy njësitë përbëjnë 80% të grupit “Hutchison Ports” që operon 43 porte në 23 vende.
PANAMA- Konglomerati me bazë në Hong Kong, “CK Hutchison Holding” i cili operon portet pranë Kanalit të Panamasë, ka rënë dakord që t’i shesë aksionet e saj një grupi biznesi, ku përfshihet edhe firma amerikane “BlackRock”. Zhvillimi vjen pasi Presidenti Trump shprehu shqetësimet për ndërhyrje të Kinës në veprimtaritë e kësaj rruge të rëndësishme tregtare që lidh Atlantikun me Paqësorin.
Në dokumentet e paraqitura autoriteteve, konglomerati “CK Hutchison Holding” tha të martën se do të shesë të gjitha aksionet e dy njësive të saj, “Hutchison Port Holdings” dhe “Hutchison Port Group Holdings”. Të dy njësitë përbëjnë 80% të grupit “Hutchison Ports” që operon 43 porte në 23 vende.
Konsorciumi, i përbërë nga “BlackRock” dhe “Global Infrastructure Partners” me seli në Shtetet e Bashkuara dhe “Terminal Investment Limited” me seli në Zvicër, do të marrë në pronësi 90% të interesave të firmës “Panama Ports Company”, e cila zotëron dhe operon portet ‘Balboa’ dhe ‘Cristobal’ në Panama, sipas dokumentacionit të paraqitur në zyrat përkatëse.
Në muajin janar, Senatori Ted Cruz, kryetar i Komisionit të Senatit për Tregtinë, Shkencën dhe Transportin, ngriti shqetësimet se Kina mund të shfrytëzojë ose bllokojë kalimin përmes kanalit dhe se portet “i japin Kinës një pozitë të favorshme” për të ndërmarrë veprime.
“Situata paraqet rreziqe akute për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, tha republikani Cruz.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vizitoi Panamanë në fillim të shkurtit duke paralajmëruar Presidentin Jose Raul Mulino se Panamaja duhet të zvogëlojë ndikimin kinez ose të përballet me veprime të mundshme nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti Mulino hodhi poshtë idenë se Kina kishte ndonjë kontroll mbi operacionet e kanalit.
Pas vizitës së shefit të diplomacisë amerikane, Panamaja u tërhoq nga nisma kineze “Një Brez një Rrugë” duke shkaktuar reagime të ashpra nga Pekini./ VOA
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, do t'i drejtohet Kongresit për herë të parë që kur mori detyrën, më pak s...
katie evans BRITANI- Një ish-oficere burgu në Britani është dënuar me 21 muaj burg për kryerje t&eum...
Merz GJERMANI- Partnerët e mundshëm në qeverinë e ardhshme të Gjermanisë Bashkimi Kristian Demokrat (CDU/CSU) dhe P...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton mundësinë e uljes së tarifave që vendosi ndaj Kanadasë dhe Meksikës...
zelenskyy, von der leyen BRUKSEL- "Ky është momenti i Evropës," po thonë diplomatët në Bruksel, pas vendimit të pre...
Foto ilustruese GJERMANI- Pas pezullimit të ndihmës ushtarake amerikane, presidenti ukrainas Zelenskyy ka folur me Friedrich Merzin, liderin e CD...
Statuja TURQI- Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy njoftoi të hënën, 3 mars zbulimin e një statuje ...
foto ilustruese BRITANI- Një adoleshent ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në jug të Londr&eum...
Ford KANADA- Kryeministri i Ontarios, Doug Ford është shprehur se është i gatshëm të ndërpresë furnizimin me energj...
foto ilustruese GAZË- Hamasi përshëndeti planin e miratuar nga udhëheqësit arabë për rindërtimin e G...