Bota

VIDEO/ Ishte varrosur prej shekujsh në qytetin antik të Aspendos, zbulohet statuja e perëndisë Hermes në Antalia

Sipas njoftimit të ministrisë, statuja prej mermeri u gjet mes rrënojave të një shatërvani monumental që ndodhet në krahun jugor të portës së hyrjes, në lindje të Rrugës së Teatrit, ku gërmimet filluan në vitin 2024.

4 Mars 2025, 22:32 Nga N.F
VIDEO/ Ishte varrosur prej shekujsh në qytetin antik të Aspendos,
Statuja

TURQI- Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy njoftoi të hënën, 3 mars zbulimin e një statuje mermeri të Hermesit në qytetin antik të Aspendos në Antalia. Ministri u shpreh se në Aspendos dolën në dritë figura që kishin mbetur të varrosura me shekuj. Gjatë gërmimeve në vazhdim, u zbulua një statujë e Hermesit nga Periudha Perandorake Romake.

"Përveç kësaj, kokat e Afërditës dhe Erosit, si dhe fragmente të statujave të Artemidës dhe Nemesisit, u zbuluan në të njëjtën zonë," tha Ersoy në një deklaratë në mediat sociale.

Sipas njoftimit të ministrisë, statuja prej mermeri u gjet mes rrënojave të një shatërvani monumental që ndodhet në krahun jugor të portës së hyrjes, në lindje të Rrugës së Teatrit, ku gërmimet filluan në vitin 2024. Statuja përshkruan Hermesin, lajmëtarin e babait të të gjithë perëndive, Zeusit, dhe më të shpejtin nga të gjithë perënditë.

Në mitologjinë greke, Hermesi njihet si perëndia i rrugëve, tregtisë, mikpritjes, diplomacisë, luftimeve dhe astronomisë, si dhe mbrojtësi i hajdutëve, tregtarëve, tufave dhe barinjve. Statuja e Hermesit e paraqet atë duke mbajtur një qese (për para) në dorën e djathtë dhe i mbështjellë rreth shpatullës së majtë me mantelin e tij. Pranë këmbës së tij të majtë është një figurë e një dash, e cila duket të jetë përballë Hermesit.  Duke arritur një lartësi totale prej 1,65 metrash me piedestalin e saj, statuja daton stilistikisht në fund të shekullit të dytë - fillim të shekullit të tretë pas Krishtit. të periudhës perandorake romake.

perendia hermes

Sondazh

Poll