Bota

Kundërpërgjigje për Trump, kryeministri i Ontarios: Jemi gati të shkurtojme energjinë elektrike në SHBA për shkak të tarifave të vendosura ndaj Kanadasë

Ai tha se do të zbatonte shtesën e tij prej 25% në eksportet kanadeze të energjisë elektrike në tre shtete të SHBA: Michigan, Nju Jork dhe Minesota.

4 Mars 2025, 22:17 Nga N.F
Kundërpërgjigje për Trump, kryeministri i Ontarios: Jemi gati
Ford

KANADA- Kryeministri i Ontarios, Doug Ford është shprehur se është i gatshëm të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në SHBA nëse presidenti Donald Trump vazhdon me tarifat kundër Kanadasë. Ford njoftoi planet e tij hakmarrëse menjëherë pasi Trump zbatoi një tarifë 25% ndaj mallrave të importuara kanadeze dhe një tarifë 10% për energjinë kanadeze.

Ai tha se do të zbatonte shtesën e tij prej 25% në eksportet kanadeze të energjisë elektrike në tre shtete të SHBA: Michigan, Nju Jork dhe Minesota. Nëse tarifat e SHBA-së përshkallëzohen ai tha se do të konsideronte ndërprerjen e plotë të këtyre shteteve nga energjia kanadeze.

Rreth 1.5 milion amerikanë në ato shtete e marrin energjinë elektrike nga Kanadaja. Përgjigja e Fordit vjen pasi kryeministri Justin Trudeau njoftoi masat e tij hakmarrëse – duke përfshirë një tarifë të menjëhershme prej 25% për 30 miliardë dollarë të mallrave nga SHBA.

Si udhëheqës i Ontarios, krahinës më të populluar të Kanadasë dhe ekonomisë më të madhe, Ford është në gjendje të përdorë "shkopin" e tij. Ai i ndaloi kompanitë amerikane të bënin oferta për projektet e infrastrukturës në Ontario dhe anuloi një marrëveshje prej 100 milionë dollarësh me ofruesin e internetit Starlink të Elon Musk.

Ai tha gjithashtu se ka kontaktuar me ligjvënësit në ato tre shtete amerikane për t'i nxitur ata që të bëjnë presion mbi Trump për të hequr tarifat kundër Kanadasë - ose rrezikojnë të lënë në errësirë ​​votuesit e tyre. Ai gjithashtu u bëri thirrje kryeministrave në provincat e tjera kanadeze që të ndjekin shembullin. Por koha e tarifave të premtuara nga Ford nuk është e qartë.

Ford u tha mediave se do të zbatonte tarifën për energjinë elektrike nëse tarifat e Trump "vazhdojnë". Ai tha se po kërkon mënyra për të shmangur miratimin e legjislacionit të ri, i cili mund të marrë javë.

"Ne duhet të veprojmë menjëherë," tha ai. "Nëse ata shkojnë më tej në prill, atëherë ne do t'ua ndërpresim energjinë elektrike," shtoi ai.

shba kanada

Sondazh

Poll