Bota

Sekretari amerikan i Tregtisë: Trump po shqyrton mundësinë e uljes së tarifave që vendosi ndaj Kanadasë dhe Meksikës!

Ministri i Tregtisë, Howard Lutnick, tha se nesër do të shpallet një marrëveshje kompromisi mes palëve të përfshira.

4 Mars 2025, 22:46 Nga N.F
Sekretari amerikan i Tregtisë: Trump po shqyrton mundësinë e
Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton mundësinë e uljes së tarifave që vendosi ndaj Kanadasë dhe Meksikës dhe pritet që nesër të bëjë njoftimet përkatëse. Ministri i Tregtisë, Howard Lutnick, tha se nesër do të shpallet një marrëveshje kompromisi mes palëve të përfshira.

Trump tha se këto masa janë përgjigje ndaj fluksit të papranueshëm të drogave të paligjshme dhe imigrantëve pa dokumente në SHBA nga dy vendet fqinje. Tarifat amerikane ndaj Kanadasë dhe Meksikës, që arrijnë në 25%, hynë në fuqi të martën, duke ndezur një luftë ekonomike midis tre partnerëve tregtarë. Në të njëjtën kohë, tarifat për produktet kineze u dyfishuan në 20%.

Tarifa është një taksë për mallrat e importuara. Një tarifë prej 25% do të thotë se një produkt me vlerë 10 dollarë, ka një kosto shtesë prej 2.50 dollarësh, që e paguan kompania që importon produktin. Qëllim i tarifave është të mbrohen produktet vendore përballë konkurrencës më të lirë nga vendet tjera, si dhe të nxitet rritja ekonomike. Trump i sheh ato edhe si një mënyrë të efektshme për mbledhjen e parave nga taksat. Megjithatë, në praktikë, ato mund të kenë efekte të dëmshme në mirëqenien e konsumatorëve dhe të bizneseve.

Mund të bëhen blerësit ata që rëndohen më shumë, në formën e çmimeve më të larta ose me më pak zgjedhje në treg. Trump ka paralajmëruar se do të vendosë së shpejti tarifa edhe mbi mallrat që SHBA-ja importon nga Bashkimi Evropian. 

shba trump

Sondazh

Poll