Aktualitet

Përhapja e gripit të shpendëve mund të sjellë rritje të çmimit të vezëve

Guri shtoi se gripi i shpendëve që i prek në masë shpendët, nëse bien në një stabiliment duhet që e gjithë popullsia të asgjësohet.

4 Mars 2025, 20:34 Nga N.F
Përhapja e gripit të shpendëve mund të sjellë rritje
Foto ilustruese

TIRANË- Konsumatorët duhet të përgatiten për rritjen e çmimit të vezëve përshkak të përhapjes së gripit të shpendëve. Eksperti i ekonomisë bujqësore, Fatmir Guri u shpreh që do të ketë element të rritjes së çmimit të vezëve, por duke pasur parasysh se sa do të jetë numri i stabilimenteve që do të preken.

Gripi i shpendëve H5N1 është tepër agresiv, viti 2022 tregoi se kjo sëmundje mund të mbysë shpendët e pularive brenda pak ditëve. Në këtë rast stabilimentet duhet të respektojnë masat e bio sigurisë, në të kundërt ekonomia e këtyre bizneseve rrezikohet seriozisht nga influence aviare, ku për të rimëkëmbur edhe njëherë koloninë e shpendëve kërkohen 6 muaj.

Guri shtoi se gripi i shpendëve që i prek në masë shpendët, nëse bien në një stabiliment duhet që e gjithë popullsia të asgjësohet. Sipas tij kjo do të sjell një ofertë të menjëhershme për mish dhe shpendë nga eksporti. Ky shtim i gripit të shpendëve H5N1 prek edhe njerëzit, për të shmangur ndonjë infeksion të mundshme, këshillohet që mishi dhe veza të përgatiten në temperaturat mbi 70 gradë.

gripi i shepndeve veze rritje cmimi

Sondazh

Poll