Bota

Kapen 10 tonë drogë në portin e Dunkirk në veri të Francës, sasia më e madhe e sekuestruar ndonjëherë

Droga ishte e fshehur në një kontejner dhe sekuestrimi është bërë nga autoritetet franceze

4 Mars 2025, 21:38 Nga A.Ll

Kapen 10 tonë drogë në portin e Dunkirk në veri të

France - Gati 10 ton kokainë u kapën këtë fundjavë në portin e Dunkirk në veri të Francës, duke shënuar një sasi rekord të kapur ndonjëherë në vend.

Agjencia Franceze e Lajmeve, ka raportuar se droga ishte e fshehur në një kontejner dhe se sekuestrimi është bërë nga autoritetet doganore.

Sipas mediave franceze, në shitje me shumicë, droga kap vlerën e 320 milionë eurove, ndërsa ende nuk ka persona të arrestuar për trafikimin e lëndës narkotike.

Pyetjes së bërë nga AFP, zyrtarët e doganave nuk janë përgjigjur ende dhe as prokuroria e Parisit.

Konfiskimet e drogës, edhe në sasi të mëdha, kanë një ndikim shumë të vogël në trafikim, theksojnë ekspertët, megjithatë përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të asaj që në fakt hyn dhe qarkullon në Francë.

Një total prej 53.5 ton kokainë u kapën nga autoritetet franceze në vitin 2024, një rritje prej 130% krahasuar me vitin 2023 (23 ton).

Vetë ministri i Brendshëm francez, Bruno Retagio pranoi se Franca po përballet me një “përmbytje” droge dhe një te ashtuquajtur “cunam të bardhë”.

porti i dunkirk franca kokaina

Sondazh

Poll