Aktualitet

Një person humbi jetën në Vlorë/ Viktima u gjet në lulishte, gjatë kontrollit në trup nuk i janë dalluar shenja dhune

Personi i pajetë është gjetur nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

4 Mars 2025, 18:27 Nga r.ll
Një person humbi jetën në Vlorë/ Viktima u gjet në
foto ilustruese

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen e një personi pasditen e sotme në Vlorë. Sipas raportimeve, viktima që dyshohet se i përket moshës 35-40 vjeç është gjetur në një lulishte afër shkollës Industriale në Vlorë.

Personi i pajetë është gjetur nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Gjatë kontrollit në trup nuk janë dalluar shenja dhune apo diçka e tillë, pasi në momentin e parë dyshohej se ishte vrarë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po merr në pyetje dhe banorë, ndërkohë mjekët janë shprehur se personi vuante nga epilepsia. 

vdekje ne vlore

Sondazh

Poll