Bota

Sulm me armë në kampin ushtarak në Pakistan, 9 të vdekur dhe 18 të plagosur

Tre fëmijë dhe dy gra në mesin e viktimave të sulmit në veriperëndim të Pakistanit

4 Mars 2025, 19:22 Nga A.Ll

Sulm me armë në kampin ushtarak në Pakistan, 9 të vdekur dhe

Pakistan - Të paktën nëntë persona u vranë, kur një grup i lidhur me talebanët kreu një sulm vetëvrasës me dy makina të mbushura me eksploziv në një bazë ushtarake në veriperëndim të Pakisanit, në kufi me Afganistanin. Mes viktimave janë edhe tre fëmijë dhe dy gra.

"Sonte, në përfundim të agjerimit, kamikazët futën dy makina në portën e kampit "Bannu" në provincën Khyber Pakhtunkhwa, tha një oficer policie. Porta kryesore u shkatërrua plotësisht dhe më pas "disa persona të armatosur u përpoqën të sulmonin kampin", shtoi ai.

“Forcat e sigurisë u përgjigjën duke hapur zjarr”, vazhdoi ai, duke theksuar se përveç nëntë të vdekurve, ka edhe 18 të plagosur.

Të gjitha viktimat e raportuara nga policia lokale janë civilë. Mbetet e paqartë nëse ka të vdekur apo të plagosur në mesin e ushtarakëve.

Shpërthimet krijuan kratere të mëdhenj dhe të paktën tetë shtëpi dhe një xhami pësuan dëme të mëdha.

pakistan talebanet ekspoziv sulm i armatosur

Sondazh

Poll