Bota

Donald Trump ngul këmbë për tarifat ndaj Meksikës dhe Kanadasë, nxit luftë në tregun e aksioneve

Ekspertët: Konsumatorët në SHBA mund të përballen me rritje çmimesh brenda disa ditësh

4 Mars 2025, 18:54 Nga A.Ll

Donald Trump ngul këmbë për tarifat ndaj Meksikës dhe

SHBA - Tregtarë të mëdhenj të bursave në Shtetet e Bashkuara janë përballur me premtime për hakmarrje dhe një tërheqje të vlerave të tregut të aksioneve në nivel global. Teksa brenda natës u konfirmua se tarifat për mallrat nga Meksika, Kanadaja dhe Kina kishin hyrë në fuqi.

Tarifat e reja do të ndihen shumë nga të gjithë importuesit, por edhe kompanitë amerikane që kanë fabrika në Kanada dhe Meksikë, si dhe prodhuesit e makinave.

Trump ka thënë në lidhje me këtë: “Ata do të kenë një tarifë. Pra, ajo që duhet të bëjnë është të ndërtojnë fabrikat e tyre të makinave, sinqerisht, dhe gjëra të tjera në Shtetet e Bashkuara, në këtë rast ata nuk kanë tarifa."

Meksika dhe Kanadaja do përballen me tarifa prej 25%, me 10% për energjinë kanadeze, konfirmoi administrata Trump. Dhe tarifat për importet kineze janë dyfishuar, duke i rritur ato nga 10% në 20%.

Kanadaja njoftoi se do të hakmerrej menjëherë, duke vendosur tarifa 25% për importet amerikane me vlerë 30 miliardë dollarë.

Në një konferencë shtypi, kryeministri në largim, Justin Trudeau i përshkroi akuzat e Trump si "memece" dhe tha se kompanive kanadeze do t'u jepet mbështetje nga qeveria. Meksika kërcënoi të dyja tarifat reciproke së bashku me masat jotarifore.

Kina gjithashtu u zotua të hakmerret dhe përsëriti qëndrimin e saj se administrata Trump po përpiqej të "zhvendoste fajin" dhe "ngacmonte" Pekinin mbi transportin e fentanilit.

 

donald trump shba meksika kanada

Sondazh

Poll