Bota

"Nuk ka asnjë arsye për të mbështetur këtë vendim"/ Meksika e gatshme të hakmerret ndaj SHBA-së për tarifat, presidentja: Deklarata e Shtëpisë së Bardhë për qeverinë tonë, fyese dhe shpifëse

Sheinbaum gjithashtu kritikoi deklaratën e Shtëpisë së Bardhë mbi tarifat si fyese dhe shpifëse.

4 Mars 2025, 16:55 Nga E. D
"Nuk ka asnjë arsye për të mbështetur këtë
Claudia Sheinbaum

MEKSIKË- Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum tha se do të shpallte tarifa hakmarrëse për importet amerikane në Meksikë, si dhe masat të tjera. Sheinbaum gjithashtu kritikoi deklaratën e Shtëpisë së Bardhë mbi tarifat si fyese dhe shpifëse. Afati specifik kohor për shpalljen e kundërmasave të Meksikës mund të tregojë sipas analistëve se qeveria e vendit ende shpreson për një de-përshkallëzimin e luftës tregtare të nisur nga Donald Trump.

“Vendimi i njëanshëm i marrë nga Shtetet e Bashkuara prek kompanitë kombëtare dhe të huaja që operojnë në vendin tonë, si dhe njerëzit tanë. Natën e kaluar, Shtëpia e Bardhë publikoi një deklaratë fyese dhe shpifëse pa baza për qeverinë meksikane, të cilën ne e mohojmë dhe e dënojmë kategorikisht. Nuk ka asnjë arsye, asnjë justifikim për të mbështetur këtë vendim, i cili do të prekë popullin tonë dhe vendet tona”,tha Sheinbaum.

Gjithashtu presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se tarifat 25% ndaj Meksikës dhe Kanadasë do të hynë në fuqi siç ishte planifikuar të martën, duke thënë se dy partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së nuk kishin më vend për të negociuar për shmangien e tyre. Trump tha se ai po përdorte tarifat për të ndëshkuar vendet që, siç tha ai, po merrnin nga ekonomia amerikane pa dhënë mjaftueshëm në këmbim.

claudia sheinbaum

Sondazh

Poll