Bota

Motra e Kim Jong-un kërcënon me hakmarrje SHBA-në pas vendosjes së aeroplanmbajtëses në Korenë e Jugut

Zyrtarët e Koresë së Jugut u përgjigjën duke theksuar gatishmërinë e tyre për të kundërshtuar çdo provokim nga veriu, duke u mbështetur në aleancën ushtarake me SHBA-në.

4 Mars 2025, 16:38 Nga E. D
Motra e Kim Jong-un kërcënon me hakmarrje SHBA-në pas vendosjes
foto ilustruese

KOREJA E JUGUT- Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar se vendi i saj mund t’i përgjigjet mbërritjes së aeroplanmbajtëses amerikane USS Carl Vinson në Korenë e Jugut.

Në një deklaratë të fortë, Kim Yo Jong tha se ky zhvillim tregon një vullnet më armiqësor dhe konfrontues nga Uashingtoni dhe e quajti praninë ushtarake amerikane në rajon një zakon të lig që rrezikon sigurinë e Phenianit.

Gjithashtu zyrtarët e Koresë së Jugut u përgjigjën duke theksuar gatishmërinë e tyre për të kundërshtuar çdo provokim nga veriu, duke u mbështetur në aleancën ushtarake me SHBA-në.

Ndërkohë, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur gatishmërinë për të ringjallur bisedimet me Kim Jong-un, por Pheniani nuk ka dhënë ende një përgjigje të drejtpërdrejtë. Ekspertët besojnë se Kim po i jep përparësi mbështetjes ndaj Rusisë në luftën e saj në Ukrainë, duke reduktuar gjasat për një angazhim të shpejtë me SHBA-në.

"DPRK po planifikon gjithashtu të shqyrtojë me kujdes opsionin për rritjen e veprimeve që kërcënojnë sigurinë e armikut në nivel strategjik për të përballuar faktin se vendosja e aseteve strategjike të SHBA në Gadishullin Korean është bërë një zakon vicioz dhe ndikon negativisht në sigurinë e DPRK," tha ajo. 

kim jong un kim yo jon

Sondazh

Poll