Aktualitet

Babai dhunon në Tik Tok fëmijët e mitur, dëshmia rrëqethëse e gruas: Ai i kërcënonte se do t’i priste duart dhe këmbët…

Sipas saj ai fliste me një fjalor të papërshtatshëm në prani të tyre, dhe shpesh herë ofendonte edhe nënën e fëmijëve. Ajo shtoi se ishte shumë shqetësuese, pasi shumë ndjekës nuk kanë reaguar por përkundrazi shikueshmëria në live vazhdonte të rritej.

4 Mars 2025, 15:25 Nga DOSJA
Babai dhunon në Tik Tok fëmijët e mitur, dëshmia
foto nga emisoni

TIRANË- Një grua e cila ka parë rastësisht sesi Artan Berisha i dhunonte fëmijët e tij live në TikTok ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen. Në një lidhje telefonike, në emisionin me “Zemër të Hapur” në News24 me autore Evis Ahmeti gruaja ka tregaur se ka parë rastësisht në rrjetin social TikTok se si Artan Berisha dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht dy fëmijët e mitur.

Sipas saj ai fliste me një fjalor të papërshtatshëm në prani të tyre, dhe shpesh herë ofendonte edhe nënën e fëmijëve. Ajo shtoi se ishte shumë shqetësuese, pasi shumë ndjekës nuk kanë reaguar por përkundrazi shikueshmëria në live vazhdonte të rritej.

Gjithashtu Artani nuk i lejonte fëmijët të lëviznin duke i kërcënuar se do ti priste duart dhe këmbët. Kjo gjë ishte bërë shkak që njëri nga fëmijët të urinonte nga frika e dhunës. Ajo gjithashtu theksoi se videot e dhunës janë dërguar në institucionet përkatëse.

“Unë e kam parë rastësisht në Tik-Tok dhe më ka ardhur shumë keq se si Artan Berisha i dhunonte psikologjikisht dhe fizikisht të dy fëmijët e mitur. Ai flet me një fjalor shumë të papërshatshëm në prani të tyre, duke debatuar me ndjekësit dhe duke ofenduar nënën e fëmijëve.

Ndjekësit e shikojnë dhunën, por fatkeqësisht asnjëri nuk reagon përkundrazi shikueshmëria në live vazhdon dhe rritet. Artani nuk i lejonte të lëviznin duke i kërcënuar se do i priste duart dhe këmbët dhe njëri nga fëmijët kishte urinuar nga frika e dhunës. Kjo është shqetësuese, nuk kam fjalë jam shumë e prekur. Unë i kam dërguar videot në institucionet përkatëse” përfundoi ajo

artan berisha

Sondazh

Poll