4 Mars 2025, 13:40
Nga B.Z
Banesa e shkrumbuar
BULQIZË - Dy familje kanë mbetur në qiell të hapur pasi banesat e tyre që ndodheshin në të njëjtën çati u përfshinë nga flakët mbrëmjen e kaluar.
Ngjarja ndodhi në fshatin Fushë Bulqizë, ku sipas familjarëve zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike rreth orën 19:00. Në momentin e zjarrit, në banesë nuk ka patur njeri ndërsa familjarët janë njoftuar nga fqinjët.
Latif Doga shprehet se zjarri ka nisur nga një shkëndijë elektrike në katin e dytë të banesës. Ai thotë se asgjë nuk ka shpëtuar pa u djegur, ndërsa ka mbetur në mëshirë të fatit dhe do të jetojë në rrënojat e mbetura nga zjarri. Ai i bën apel institucioneve që ta mbështesin dhe të dalë përgjegjësia e shkaktimit të zjarrit.
Edhe banesa e Elidon Dogës është shkrumbuar e gjitha nga flakët. Vetë ai shprehet se 6 anëtarët e të dyja familjeve kanë mbetur në qiell të hapur dhe se nuk kanë ku të jetojnë. Ashtu si Latifi, edhe Elidoni bën apel për ndihmë në këto momente të vështira me të cilat po përballet familja e tij.
Ndërkohë, djegies nga zjarri nuk i ka shpëtuar asgjë edhe pse aty ka mbërritur mjeti zjarrfikës. Për të llogaritur dëmet e shkaktuara pranë familjeve Doga kanë shkuar specialistët e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Bulqizë, ku pritet të hartojnë raportin ekonomik në ditët në vijim.
zjarr bulqize
Aktualitet
4 Mars 2025, 13:26
Dosja
Dumani
TIRANË - I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani vijon dëshmitë e tij për krimet e kryera, në seancën që...
Aktualitet
4 Mars 2025, 12:52
Dosja
Rexhë Byberi
TROPOJË - Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim k&...
Aktualitet
4 Mars 2025, 12:39
M.B
Foto ilustruese
TIRANA-Lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së është zbardhur. M...
Aktualitet
4 Mars 2025, 12:33
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim ndaj inceneratorit të Elbasanit. Mësohet se organi i akuzës ka regji...
Aktualitet
4 Mars 2025, 12:09
b.z\
TIRANË - Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur një ditë më parë n&eu...
Aktualitet
4 Mars 2025, 11:38
B.Z
Fadi Alëan, Rayyan Alwan
Tiranë - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua muajin e kaluar ...
Aktualitet
4 Mars 2025, 11:33
M.B
KPA
TIRANA- Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA njoftoi të martën më 4 mars vendimarrjen për lënien në f...
Aktualitet
4 Mars 2025, 11:19
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, pasi ishin në kërkim ndërkombëtar për vepra t&eu...
Aktualitet
4 Mars 2025, 11:11
B.Z
Nuredin Dumani
TIRANË - Po mbahet edhe këtë të martë seanca për dosjen "Plumbi i Artë", në Gjykatën e Posa&cce...
Aktualitet
4 Mars 2025, 11:08
Dosja
Foto ilustruese
DURRËS - Ministria e Bujqësisë ka ndaluar importin e shpendëve, pas rastit të publikuar një ditë më...