4 Mars 2025, 14:45
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas raportimeve për vënien nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme të një gjyqtari të saj. Përmes një njoftimi për median Gjykata Kushtetuese mohon të ketë pasur ndikim apo presion të jashtëm. Në njoftim thuhet se gjyqtarët e Kushtetueses do të vijojnë të ushtrojnë kompetencat me korrektësi, integritet dhe në mënyrë të pavarur.
Gjykata Kushtetuese thotë se ka ngritur shqetësimin rreth keqinterpretimeve dhe përpjekjeve për ta përfshirë atë në debate të veshura nën petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrje konkrete dhe për të ndërhyrë në pavarësinë e saj.
Në njoftim thuhet se Gjykata vlerëson të theksojë se procesi vendimmarrës në ushtrimin e funksionit për dhënien e drejtësisë kushtetuese bazohet në parimet dhe procedurat e parashikuara nga korniza kushtetuese dhe ligjore, duke qenë çdo vendimmarrje rezultat i një procesi diskutimesh të mendimeve dhe qëndrimeve të secilit gjyqtar kushtetues, sipas bindjes së tij të brendshme, për të cilat gëzon imunitet të garantuar nga Kushtetuta në ushtrim të funksionit të tij.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese, nisur nga debati mediatik i ditëve të fundit, për vënien nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme të një gjyqtari kushtetues, që lidhet me ushtrimin e veprimtarisë së tij, konsideron me rëndësi që të sqarojë opinionin publik se në ushtrimin e misionit kushtetues për garantimin e epërsisë së Kushtetutës, ajo udhëhiqet nga parimet e kolegjialitetit, pavarësisë dhe paanësisë, të sanksionuara në ligjin themelor.
Gjykata është e vetëdijshme për ndikimin që ka veprimtaria dhe forca e autoritetit të saj ndaj aktorëve politikë dhe institucionalë, ndaj medias, palëve në proces, ashtu edhe ndaj opinionit publik. Për këto arsye, Gjykata ndjek rregullat e transparencës në vendimmarrje, me qëllim krijimin dhe ruajtjen e besimit publik ndaj saj.
Gjykata ka shprehur edhe më parë bindjen se ushtrimi i veprimtarisë në një klimë besimi nga kushdo i shërben forcimit të autoritetit të saj si organ kushtetues i pavarur, ndaj ka ngritur shqetësimin rreth keqinterpretimeve dhe përpjekjeve për ta përfshirë atë në debate të veshura nën petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrje konkrete dhe për të ndërhyrë në pavarësinë e saj.
Pa dashur të bëhet pjesë e asnjë diskursi mediatik, Gjykata vlerëson të theksojë se procesi vendimmarrës në ushtrimin e funksionit për dhënien e drejtësisë kushtetuese bazohet në parimet dhe procedurat e parashikuara nga korniza kushtetuese dhe ligjore, duke qenë çdo vendimmarrje rezultat i një procesi diskutimesh të mendimeve dhe qëndrimeve të secilit gjyqtar kushtetues, sipas bindjes së tij të brendshme, për të cilat gëzon imunitet të garantuar nga Kushtetuta në ushtrim të funksionit të tij.
Gjykata, duke pranuar rëndësinë që ka në një shtet të së drejtës ushtrimi i kompetencave të çdo organi publik në respektim të kornizës kushtetuese dhe asaj ligjore, dëshiron të theksojë se ajo, sikundër ka vepruar deri më tani, do të vijojë të ushtrojë kompetencat e saj me korrektësi, integritet dhe e pavarur ndaj çdo ndikimi apo presioni të jashtëm.
Mbrëmjen e djeshme, gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj publikoi disa dokumente që tregojnë se SPAK ka përgjuar, vëzhguar, fotografuar dhe filmuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë këtë për 15 ditë. Sipas tij vetë kreu i SPAK, Altin Dumani ka gënjyer Gjykatën duke deklaruar se nuk ka asnjë kallëzim apo hetim ndaj gjyqtarëve, ndërkohë që ka autorizuar përgjimin për 15 ditë. Vezaj shkruan se dokumentet e zbuluara tregojnë se prokurori Klodian Braho, me miratimin e Dumanit, ka urdhëruar përgjimin e gjyqtarit Gent Ibrahimi dhe jo vetëm dhe vëzhgimin e tij për takime të mundshme me subjektet e interesuar.
Gazetari shton se përgjimi është zhvilluar nga 10 deri më 25 shkurt 2025, pa miratim nga gjykata, thjesht me një autorizim, çka përbën një shkelje të rëndë të ligjit dhe cënon drejtpërdrejt parimet e drejtësisë dhe të ndarjes së pushteteve. Ai shkruan se ky skandal ngre pikëpyetje serioze për mënyrën sesi funksionon SPAK dhe për rrezikun që paraqet një institucion i tillë kur vepron pa kufij ligjorë.
gjykata kushtetuese
Aktualitet
4 Mars 2025, 14:16
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- AFP ka raportuar se ambientalistët në Shqipëri kanë denoncuar sot heshtjen e autoriteteve dhe mungesë...
Aktualitet
4 Mars 2025, 13:40
B.Z
Banesa e shkrumbuar
BULQIZË - Dy familje kanë mbetur në qiell të hapur pasi banesat e tyre që ndodheshin në të njëj...
Aktualitet
4 Mars 2025, 13:26
Dosja
Dumani
TIRANË - I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani vijon dëshmitë e tij për krimet e kryera, në seancën që...
Aktualitet
4 Mars 2025, 12:52
Dosja
Rexhë Byberi
TROPOJË - Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim k&...
Aktualitet
4 Mars 2025, 12:39
M.B
Foto ilustruese
TIRANA-Lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së është zbardhur. M...
Aktualitet
4 Mars 2025, 12:33
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim ndaj inceneratorit të Elbasanit. Mësohet se organi i akuzës ka regji...
Aktualitet
4 Mars 2025, 12:09
b.z\
TIRANË - Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur një ditë më parë n&eu...
Aktualitet
4 Mars 2025, 11:38
B.Z
Fadi Alëan, Rayyan Alwan
Tiranë - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua muajin e kaluar ...
Aktualitet
4 Mars 2025, 11:33
M.B
KPA
TIRANA- Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA njoftoi të martën më 4 mars vendimarrjen për lënien në f...
Aktualitet
4 Mars 2025, 11:19
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, pasi ishin në kërkim ndërkombëtar për vepra t&eu...