Sport

“Pastrohet” makina e Gollinit: Vidhet çanta Louis Vuitton, një laptop dhe disa fanela

Ka qenë vetë futbollisti që ka telefonuar në 112 dhe ka denoncuar ngjarjen. Policia e qarkut Salario Parioli po heton për vjedhjen

4 Mars 2025, 09:00 Nga DOSJA

“Pastrohet” makina e Gollinit: Vidhet çanta Louis Vuitton,

ITALI - Natë e keqe për portierin e Romës, Pierluigi Gollini.

Rreth orës 01:00, në Via di Porta Pinciana, një grup hajdutësh thyen xhamin e përparmë të djathtë të makinës së tij, një Mercedes Vito, duke vjedhur një çantë Louis Vuitton, që përmbante një MacBook dhe disa fanela futbolli.

Ka qenë vetë futbollisti që ka telefonuar në 112 dhe ka denoncuar ngjarjen. Policia e qarkut Salario Parioli po heton për vjedhjen. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll