Sport

De la Fuente: "Asencio, si shumë të tjerë, e ka fituar një vend në ekipin kombëtar"

Trajneri foli për mediat, në ceremoni për të zbuluar listën e të nominuarve për çmimet Laureus

3 Mars 2025, 18:31 Nga DOSJA
De la Fuente: "Asencio, si shumë të tjerë, e ka fituar

SPANJE - Trajneri i ekipit kombëtar spanjol, Luis de la Fuente, tha se lojtari i Real Madridit, Raul Asencio, ka fituar "si shumë të tjerë" të drejtën për t'u bashkuar me “la Furia” dhe se "të gjithë lojtarët e mirë kanë mundësinë të bashkohen".

"Të gjithë lojtarët spanjolë kanë opsione, ne jemi në një moment kritik, them kritik sepse për fat të keq mund të ketë gjithmonë probleme në formën e dëmtimeve ose ndonjë pengesë, por të gjithë lojtarët e mirë i kanë dyert e hapura për ekipin kombëtar. 

Si shumë të tjerë, sigurisht që edhe ai ka fituar të drejtën për të ardhur në kombëtare", tha De La Fuente, i cili mori pjesë në ceremoninë në Madrid të hënën për të zbuluar listën e nominuarve për çmimet Laureus.

Trajneri spanjol foli edhe për Isco Alarcón, yllin e fitores së Betisit ndaj Real Madrid të shtunën e kaluar, dhe nëse ai është ndër kandidatët e mundshëm për t'u thirrur: “Ai ka qenë gjithmonë, edhe kur është dpmtuar, sepse siç e dini unë kam zakonin të flas me lojtarët edhe kur ata janë të dëmtuar, por tani ai është në formë të shkëlqyer”, tha ai.

“Ka pengesa, ka dëmtime, të cilat janë fytyra e shëmtuar e futbollit, por duhet t’i kapërcesh dhe të dish të jetosh me to, duke pasur fatin që në Spanjë ka kaq shumë futbollistë të mirë dhe kaq shumë për të zgjedhur, sa ma bën shumë të lehtë përzgjedhjen”, shtoi ai për dëmtimet e fundit të futbollistit të Athletic Club, Oihan Sancet dhe lojtarit të Real Madridit, Dani Ceballos.

Përveç kësaj, në lidhje me ndeshjen e nesërme mes Real Madrid dhe Atlético Madrid, që korrespondon me ndeshjen e parë të 1/16-tës të Champions League, trajneri tha: “Do të shohim një spektakël të madh”.

"Ne do të shohim një shfaqje fantastike. Unë jam një tifoz futbolli dhe dua që të ketë një shfaqje të barabartë me ndeshjen e nesërme," tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll