Sport

La Liga/ Ndeshja Villareal-Espanyol shtyhet për shkak të motit të keq...

Vendimi është marrë me skuadrat tashmë brenda stadiumit...

4 Mars 2025, 08:00 Nga DOSJA

La Liga/ Ndeshja Villareal-Espanyol shtyhet për shkak të motit të

SPANJE - Ndeshja Villareal-Espanyol, e vlefshme për ditën e 26-të të La Ligës, me start të planifikuar për në orën 21:00, është shtyrë për shkak të motit të keq.

Gjatë ditës së djeshme, në provincën e Castellón, ku ndodhet qyteti i Villarealit, është aktivizuar alarmi i kuq për reshje të dendura.

Vendimi për shtyrjen e ndeshjes në një datë që do të përcaktohet u mor kur të dyja skuadrat dhe një pjesë e tifozëve ishin tashmë brenda stadiumit La Cerámica, terreni i Villarrealit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll