“Gjithçka është ndryshe këtu! Ndihem si një person tjetër, brenda dhe jashtë fushës”...
ANGLI - Riccardo Calafiori u hap në një intervistë të gjatë në kanalet e Arsenalit, duke folur për mëny...
Ish-trajneri i pakënaqur me drejtimin e klubit dhe kritikon Rafael Leão

ITALI - Arrigo Sacchi, trajneri historik i Milanit, është një tjetër zë i pakënaqur në lidhje me situatën aktuale të klubit kuqezi dhe ka nisur kritika shumë të ashpra për drejtimin që ka marrë. Pas humbjes (1-2) ndaj Lazios, legjenda e kuqezinjve nuk beson se është i mundur kualifikimi në Chasmpions League të vitit të ardhshëm.
"Një tjetër pengesë. Arritja në vendet e Champions League është pothuajse e pamundur. Ishte një përfundim i pabesueshëm, me Lazion që shënoi nga pika e bardhë në kohën e shtuar, por realiteti është gjithmonë i njëjtë: ky Milan nuk është më një ekip, e them troç", shprehet kategorikisht trajneri 78-vjeçar në rubrikën e tij të opinionit në 'Gazzetta dello Sport'.
Sacchi, i cili fitoi dy Champions League (1988/89 dhe 1989/90) dhe dy Kupa Ndërkontinentale (1989 dhe 1990) në krye të skuadrës milaneze, thotë gjithashtu se ai i kupton sulmet nga tifozët në San Siro dhe se një "plan taktik" mungon.
"Tifozët kanë treguar pakënaqësinë e tyre me një sezon të pamjaftueshëm. Por ajo që më befason më shumë është konfuzioni total në fushë. Ndonjëherë ata shpejtojnë, herë të tjera ndalojnë lojën, por të gjitha pa ndonjë plan taktik."
Ish-trajneri italian (ndërmjet viteve 1991 dhe 1996) kishte disa kritika edhe për paraqitjen e Rafael Leãos: "Leao pati dy momente të mira në lojë. Por a mjafton kjo në një ndeshje? Sipas meje, është shumë pak", thotë Sacchi për yllin portugez, i cili asistoi vetëm për golin e Milanit (84') kundër Lazios.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Riccardo Calafiori u hap në një intervistë të gjatë në kanalet e Arsenalit, duke folur për mëny...
SPANJE - Trajneri i ekipit kombëtar spanjol, Luis de la Fuente, tha se lojtari i Real Madridit, Raul Asencio, ka fituar "si shumë të tj...
SPANJE - Lamine Yamal është një nga lojtarët më të njohur dhe më të admiruar të Barcelonës dhe ...
SPANJE - Të mërkurën në mëngjes, Athletic Bilbao do të fluturojë drejt Romës me një fluturim çarter dhe pa...
ANGLI - Rodrigo Muniz është një nga sensacionet e Premierligës. Sulmuesi brazilian ka shënuar 8 gola për Fulhamin...
SPANJE - Ky duel mes Ancelottit dhe Simeones është tashmë një klasike. Dhe tani rezultati është i barabartë, me tet...
ZVICER - Mungesa e përfaqësuesve të FIFA-s shënoi ditën e parë të gjyqit të hënën që...
ZVICER - UEFA njoftoi të hënën emërimin e italianit Davide Massa për të gjykuar ndeshjen e parë të fazës së 16...
ARABIA SAUDITE - Karim Benzema është duke menduar për të ardhmen dhe pas përfundimit të aventurës së tij në Al Itti...
FRANCE - Liga Profesioniste e Futbollit nuk vonoi. Trajneri i Lyon, Paulo Fonseca do të dëgjohet nga Komiteti Disiplinor të mërkurën, n...