Bota

Zjarr në tubacionin rus të naftës në Rostov, pas sulmit me dron ukrainas

Nuk raportohen viktima. Punëtorët janë evakuuar nga zona

3 Mars 2025, 21:17 Nga A.Ll

Zjarr në tubacionin rus të naftës në Rostov, pas sulmit me

"Një zjarr shpërtheu në një tubacion nafte në rajonin jugor të Rostovit të Rusisë pas një sulmi nga dronët ukrainas", - tha guvernatori lokal.

"Si rezultat i një sulmi masiv me dron në rrethin Chertovsky, një zjarr shpërtheu në një tubacion nafte," shkroi guvernatori i Rostovit Yuri Slyusar në Telegram.

Ai tha se punëtorët u evakuuan nga zona, e cila është afër kufirit me Ukrainën, duke theksuar se nuk kishte viktima. Në vendngjarje janë dërguar ekipet e reagimit emergjent.

 

 

 

rusia rostov drone ukrainas

Sondazh

Poll