Bota

E rëndë në Bolivi/ Autobusi përplaset me një kamion, humbin jetën 25 persona (FOTO)

Incidenti, i cili ndodhi në jug të Bolivisë, është aksidenti i dytë rrugor vdekjeprurës që nga e shtuna, kur një përplasje mes dy autobusëve rezultoi në vdekjen e 37 personave në të njëjtën zonë të Potosit.

3 Mars 2025, 19:56 Nga E. D
E rëndë në Bolivi/ Autobusi përplaset me një kamion,
pamje nga vendngjarja

BOLIVIA- Të paktën 25 persona humbën jetën kur një autobus pasagjerësh ra në një luginë 500 metra pasi u përplas me një kamion të vogël në Bolivi. Incidenti, i cili ndodhi në jug të Bolivisë, është aksidenti i dytë rrugor vdekjeprurës që nga e shtuna, kur një përplasje mes dy autobusëve rezultoi në vdekjen e 37 personave në të njëjtën zonë të Potosit.

Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se nga aksidenti 25 persona kanë vdekur dhe 26 të tjerë janë plagosur. Autoritetet po ashtu thonë se shkak i aksidentit është drejtuesi i kamionit pasi ka ndërruar korsi dhe duke lëvizur në drejtim të kundërt.

bolivi

Sondazh

Poll