Bota

Sulmi me makinë në Gjermani/ PAMJE të reja nga vendngjarja, njerzit shihen të tmerruar

Videot që qarkullojnë në internet nga incidenti tregojnë dhjetëra qytetarë të tmerruar që vrapojnë në panik nëpër rrugë, ndërsa të tjerë largohen nga ndërtesat një nga një.

3 Mars 2025, 19:34 Nga E. D
Sulmi me makinë në Gjermani/ PAMJE të reja nga vendngjarja,
pamje nga vendngjarja

GJERMANI- Paniku përfshiu Manheim, Gjermani, kur një makinë u përplas me një turmë njerëzish, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur disa të tjerë. Videot që qarkullojnë në internet nga incidenti tregojnë dhjetëra qytetarë të tmerruar që vrapojnë në panik nëpër rrugë, ndërsa të tjerë largohen nga ndërtesat një nga një.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në sheshin qendror Paradeplatz, ku ka pasur shumë njerëz. Raportet e para thanë se 25 persona u plagosën, 15 prej tyre në gjendje të rëndë, por policia tha se pesë persona u plagosën rëndë dhe pesë të tjerë lehtë. Gjithashtu mes të plagosurve ishte edhe një fëmijë. Po ashtu spitali në Mannheim lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se dy të rritur dhe një fëmijë po merrnin kujdes mjekësor.

“Spitali Universitar i Mannheimit ka ngritur një njësi urgjence në kafene për t'u marrë me numrin e të plagosurve", thuhet gjithashtu në deklaratë.

Dëshmitarët okularë përshkruan skena tronditëse, me njerëz të shtrirë në tokë. Një dëshmitar, i cili ishte në një restorant në atë zonë, tha për Welt se ferri mbizotëroi, me qytetarët që vraponin të tmerruar dhe policia që vërshonte në zonë, madje edhe në çatitë e ndërtesave.

"Papritur, policia ishte kudo. E mbyllën qendrën, po na nxirrnin nga dyqanet. Në rrugë kishte këpucë, rroba dhe një karrocë fëmijësh të hedhura. Njerëzit bërtisnin, vraponin në panik. Zjarrfikëset, ambulancat, siguria, të gjithë po vinin. Nga lart helikopterët po krehnin zonën në kërkim të autorit. Ishin skena tmerri… ”, tha ai. 

Sulmi me makinë në Gjermani/ PAMJE të reja nga vendngjarja,

aksidenti ne gjermani

Sondazh

Poll