Bota

Trump deklaroi se nuk do ta tolerojë shumë gjatë, vjen reagimi i Zelenskyyt: Shpresoj në mbështetjen e SHBA

Zelensky: Dorëheqja? Vetëm me Kievin në NATO, por do kandidoj përsëri

3 Mars 2025, 19:50 Nga A.Ll

Trump deklaroi se nuk do ta tolerojë shumë gjatë, vjen reagimi i

Kiev - Pas përplasjes së fortë në Shtëpinë e Bardhë fundjavën e shkuar, ditën e sotme Donald Trump akuzoi sërish presidentin ukrainas, se ai nuk do paqen dhe se SHBA nuk do ta tolerojë më atë.

Zelensky e ka komentuar këtë sulm të ri të Trump: “Dorëheqja? Vetëm me Kievin në NATO, por unë do kandidoj përsëri".

Dhe vijon: "Është Moska që refuzon paqen dhe vazhdon të na sulmojë".

Por pastaj, Zelenskyy zvogëlon tonet sërish: “Shpresoj në mbështetjen e SHBA për paqen sa më shpejt të jetë e mundur."

Të gjitha këto zhvillime ndodhën pas Samiti të Londrës, i cili u ndoq nga rreth pesëmbëdhjetë liderë të vendeve të NATO-s, përfshirë Giorgia Melonin, si dhe liderë të Bashkimit Uropian.

donald trump volodymyr zelensky

Sondazh

Poll