Bota

Del video shqetësuese ku duket Donald Trump duke çaluar, ja çfarë thotë ekipi i tij

Presidenti amerikan është fotografuar duke u përpjekur me vështirësi për të ecur, ndërsa është duke luajtur golf

3 Mars 2025, 19:03 Nga A.Ll

Del video shqetësuese ku duket Donald Trump duke çaluar, ja

SHBA - Imazhi i Donald Trump duke çaluar ka shkaktuar shqetësim të madh dhe shumë spekulime në rrjetet sociale, ku shumë përdorues pyesin nëse presidenti amerikan po përballet me ndonjë problem shëndetësor.

Videoja e Trump duke luajtur golf, e cila u bë virale, nxiti një stuhi komentesh nga përdoruesit në platformën X (dikur Twitter) duke vënë në dukje këmbën e tij e djathtë që dukej "e ngurtë si një shkop", "e paqëndrueshme" dhe "e kthyer nga brenda".

Madje disa përdorues të rrjeteve sociale spekuluan, duke thënë se presidenti amerikan mund të vuante nga ndonjë problem neuromuskular.

Ekipi i Trump reagoi ndaj thashethemeve, duke i quajtur ato "plotësisht të rreme" dhe duke akuzuar kundërshtarët se ishin të motivuar politikisht.

“Liberalët e shtrembëruar dhe të falimentuar moralisht – duke përfshirë një media të korruptuar – tani kanë përdorur gënjeshtra të plota dhe foto të fabrikuara, sepse nuk kanë turp”, - tha zëdhënësi i Trump, Steven Tsweng.

“Në vend që të bëjnë diçka kuptimplote, ata kalojnë çdo moment të jetës së tyre patetike duke vuajtur nga Sindroma e Mashtrimit Trump (TDS), e cila u ka kalbur mendjet”, shtoi Tsweng.

donald trump shba

Sondazh

Poll

Bota 3 Mars 2025, 16:20 E. D

VOA: Izraeli ndalon ndihmat për Gazën

foto ilustruese IZRAEL- Izraeli bllokoi futjen e kamionëve me ndihmat humanitare në Gazë duke përshkallëzuar tensionet mes ngë...