Bota

FOTO/ Liderët kryesorë të BE-së mbërrijnë në Londër, Starmer: Do e diskutojmë dhe me SHBA!

Liderë evropianë kanë përsëritur gjithashtu mbështetjen dhe dëshirën e tyre për një paqe të qëndrueshme.

2 Mars 2025, 14:35 Nga E. D
FOTO/ Liderët kryesorë të BE-së mbërrijnë në
pamje nga vendngjarja

LONDËR- Disa nga liderët evropianë kanë mbërritur në Londër për të marrë pjesë në samitit e Londrës për Ukrainën. Gjithashtu Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Francës Emanuel kanë mbërritur në Lancaster House, ku janë pritur nga kryeministri britanik, Keir Starmer.

Po ashtu presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin polak Donald Tusk u pritën nga Starmer. Siç raportohet Macron dhe Tusk u takuan më pas me Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe kryeministrat e Suedisë dhe Republikës Çeke, Ulf Kristersson dhe Petr Fiala. Po ashtu pak më herë mbërriti në vendngjarje Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. 

Liderë evropianë kanë përsëritur gjithashtu mbështetjen dhe dëshirën e tyre për një paqe të qëndrueshme. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të jetë në samit dhe ai gjithashtu do të takohet me Mbretin Charles III pasditen e së dielës. Më herët, Starmer, ndërsa u shfaq të dielën me Laura Kuenssberg, tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të punojnë me Ukrainën “në një plan për të ndalur luftimet” me Rusinë dhe më pas do ta “diskutojnë atë plan” me SHBA. Po ashtu samiti i sotëm ishte planifikuar para takimit të tensionuar në Zyrën Ovale.

Sondazh

Poll