Bota

Ndodhet i shtruar në spital/ Papa Francesku falenderon besimtarët me letër: Mirënjohës për dashurinë e treguar

Pavarësisht mungesës së krizave të forta të frymëmarrjes, shqetësimi mbetet pas bronkospazmës që goditi Atin e Shenjtë pak ditë më parë.

2 Mars 2025, 14:01 Nga A.Ll
Ndodhet i shtruar në spital/ Papa Francesku falenderon besimtarët me
Papa Francesku

VATIKAN- Të shtunën në mbrëmje, buletini mbi shëndetin e Papës tregoi një pamje ende kritike, por që zbuloi edhe se Papa është në gjendje të lëvizë e të ecë.

"Nata ishte e qetë,"kështu thuhet në buletinin e Vatikanit për gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut, i cili ndodhet i shtruar në Poliklinikën Gemelli në Romë që prej 14 shkurtit për pneumoni të dyfishtë.

Pavarësisht mungesës së krizave të forta të frymëmarrjes, shqetësimi mbetet pas bronkospazmës që goditi Atin e Shenjtë pak ditë më parë. Kjo e sotmja është e diela e tretë që Bergoglio nuk e mbajti Meshën e Shenjtë në sheshin e Shën Pjetrit, por dërgoi një tekst të shkruar, ku falënderonte besimtarët për dashurinë dhe afërsinë e treguar gjatë kësaj periudhe.

papa francesku vatikan

Sondazh

Poll