Bota

Meloni mes SHBA-së dhe Europës: Të shmanget rreziku i ndarjes nga Perëndimi

Kryeministrja italiane mbërriti në Dowing Street, para Samitit të Londrës, ku do të mbrojë idenë e saj për të mos lejuar ndarjen e Perëndimit.

2 Mars 2025, 13:39 Nga A.Ll

Meloni mes SHBA-së dhe Europës: Të shmanget rreziku i ndarjes nga

ANGLI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është takuar mesditën e sotme me kryeministrin britanik, Keir Starmer, pak orë para fillimit të samitit të Londrës për Ukrainën.

Meloni duket se do të mbrojë idenë e saj se Perëndimi duhet të gjejë ura komunikimi në të mirë të paqes. 

“Është shumë e rëndësishme të shmanget rreziku i ndarjes në Perëndim. Kjo është arsyeja pse unë besoj se Britania dhe Italia mund të luajnë një rol kyç në ndërtimin e “urave”, - u shpreh Meloni në takimin me kryeministrin britanik

Kryeministrja italiane tha se ky është një moment i çmuar, pasi është shumë e rëndësishme të bisedohet dhe të koordinohet mes shteteve.

Lidhur me konferencën e Londrës, Meloni tha se të gjithë janë të përkushuar ndaj qëllimit për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

giorgia meloni keir starmer samiti i londres ukraina

Sondazh

Poll