Bota

Takimi i bujshëm në Shtëpinë e Bardhë, Musk në një linjë me deklaratat e Vance dhe Trump: Zgjedhjet e Zelenskyy janë të pashpirt dhe çnjerëzore

Bazuar në atë që ai kishte argumentuar dy vjet më parë, Musk përmes një postimi në "X" akuzoi Zelenskyn për një qëndrim "të pashpirt" dhe "çnjerëzor".

2 Mars 2025, 14:13 Nga r.ll
Takimi i bujshëm në Shtëpinë e Bardhë, Musk në
elon musk

SHBA- Miliarderi Elon Musk, njëkohësisht anëtar i administratës Trump, nuk ka devijuar nga linja e deklaratave të presidentit amerikan dhe zëvendëspresidentit për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy pas takimit në Shtëpinëe Bardhë.

Bazuar në atë që ai kishte argumentuar dy vjet më parë, Musk përmes një postimi në "X" akuzoi Zelenskyn për një qëndrim "të pashpirt" dhe "çnjerëzor".

“Dy vjet më parë thashë se Ukraina ose duhet të kërkojë paqe ose të pësojë humbje të konsiderueshme jetësh pa asnjë përfitim. E dyta ishte zgjedhja e Zelensky. Tani ai dëshiron të bëjë të njëjtën gjë. Kjo është e pashpirt dhe çnjerëzore”, shkruan Musk në postimin e tij në X.

Takimi mes Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka pushtuar mediat botërore për shkak të tensioneve, debateve dhe përplasjeve mes dy liderëve. Trump dhe JD Vance e akuzuan Zelenskyn për mosmirënjohje për mbështetjen ushtarake amerikane, për "bixhoz me jetët e miliona njerëzve" dhe rrezikimin e "Luftës së Tretë Botërore" duke luftuar ushtrinë pushtuese të Rusisë në vendin e tij.

elon musk donald trump volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll