Aktualitet

U emërua në 2024 Shef i Policisë Kufitare, kush është Elvis Dervishi, efektivi i shpallur në kërkim nga SPAK për disa vepra penale

Dervishi aktualisht në postin e shefit të Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, sipas burimeve të Dosja.al akuzohet nga SPAK për “trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”. 

1 Mars 2025, 21:37 Nga B.Z
U emërua në 2024 Shef i Policisë Kufitare, kush është
Elvis Dervishi

TIRANË - Elvis Dervishi është një prej efektivëve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit të SPAK që po zhvillohet këtë të shtunë.

Dervishi aktualisht në postin e shefit të Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, sipas burimeve të Dosja.al akuzohet nga SPAK për “trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”. 

Po kush është Elvis Dervishi?

Elvis Dervishi mban aktualisht postin e Shefit të Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë. Dervishi është emëruar në këtë post më 18 Gusht të vitit 2024, nga disa ndryshime të bëra asokohe në Policinë e Shtetit.

Para se të emërohej në këtë post Dervishi ka qënë Kryekomisar. Dervishi, me një eksperiencë të gjatë në sektorët e policisë kufitare, është transferuar në Sarandë pas detyrës së mëparshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Elvis Dervishi zëvendësoi në detyrën e shefit Fadil Velin, i cili u emëruar Shef i Sektorit të Kufirit në Drejtorinë e Policisë për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër.

 

elvis dervishi

Sondazh

Poll