Sport

Dy penallti për dy gola, Musta “ekzekutor”! Partizani dorëzohet në “Elbasan Arena”

Verdheblutë vendës kanë triumfuar me rezultatin 2-0 në “Elbasan Arena”, dy gola të shënuar nga Musta nga pika e bardhë

1 Mars 2025, 20:29 Nga DOSJA
Dy penallti për dy gola, Musta “ekzekutor”! Partizani

ELBASAN - Verdheblutë e Elbasanit kanë arritur të marrin një fitore 2-0 përballë Partizanit në javën e 27-të të “Abissnet Superiores”.

Dy golat e elbasanasve erdhën nga pika e 11-metërshit. Ishin dy ndërhyrje, që sollën dhe dy finalizimet e sakta të Mustës (37’ dhe 89’) me vlerën e tri pikëve. Në të dy rastet gjyqtari Koçi kërkoi ndihmën e VAR-it.

Në pjesën e dytë, nga minuta e 72-të, të kuqtë u dëtyruan të luanin me një lojtar më pak, pas dy kartonave të verdhë të Mehmetit.

Me këtë fitore, Elbasani ngjitet në kuotën e 34 pikëve dhe afrohet me zonën “Final Four”, 6 pikë larg Partizanit që mban vendin e katërt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll