Sport

Historike! Ndeshja e parë me prozhektorë, Egnatia thirrje tifozëve: “Ejani në stadium…”

“Një qytet, një ekip, një zemër! Të gjithë së bashku për ekipin e zemrës! Eja në stadium. Mbështetja juaj është primare”,- shkruhet në postimin.

1 Mars 2025, 15:30 Nga DOSJA
Historike! Ndeshja e parë me prozhektorë, Egnatia thirrje

RROGOZHINE - Egnatia do të luajë ndaj Teutës në kuadër të javës së 27-të të kampionatit. Kjo përballje do të zhvillohet të dielën në “Egnatia Arena” në orën 17:00. Për rrogozhinati kjo sfidë është historike, e para që do të zhvillohet nën dritën e prozhektorëve.

E pikërisht për këtë klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Egnatia u bëjnë thirrje tifozvë për të mbështetur ekipin në këtë sfidë mjaft vendimtare dhe shumë delikate.

“Një qytet, një ekip, një zemër! Të gjithë së bashku për ekipin e zemrës! Eja në stadium. Mbështetja juaj është primare”,- shkruhet në postimin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kf Egnatia (@egnatia.al)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll