Sport

Rodri kthehet në stërvitje te Man.Cityn...

Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2024, i dëmtuar që nga shtatori në gjurin e djathtë, rifilloi stërvitjen me Citizens të premten.

1 Mars 2025, 12:30 Nga DOSJA
Rodri kthehet në stërvitje te Man.Cityn...

ANGLI - Rikthimi i Rodrit në fushën e futbollit mund të vijë më shpejt se sa pritej. Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2024, i dëmtuar që nga shtatori, pasi këputi ligamentet në gjurin e djathtë, u rikthye në stërvitje këtë të premte me Manchester Cityn.

Mesfushori 28-vjeçar është shfaqur në një video të shkurtër të postuar në rrjetet sociale të ‘Qytetarëve’. Kampioni i Evropës - me Spanjën këtë verë - mori pjesë në një seancë individuale. Në videon e publikuar nga klubi anglez, shohim Rodri duke kryer pasime, gjuajtje dhe vrapime me intensitet të lartë.

Edhe pse data e rikthimit të Rodrit nuk është përmendur ende, ky publikim i shoqëruar me mbishkrimin “në rrugën drejt rikuperimit”, është një lajm i mirë për djemtë e Pep Guardiolas, të eliminuar në play-off të Champions League nga Real Madrid dhe të katërt në Premier League me 20 pikë pas Liverpoolit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll