Sport

Vitor Roque është futbollisti më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë në Brazil...

Palmeiras i pagoi Barcelonës 25.5 milionë euro

1 Mars 2025, 14:00 Nga DOSJA
Vitor Roque është futbollisti më i shtrenjtë i blerë

BRAZIL - Klubi brazilian i Palmeiras ka konfirmuar nënshkrimin e sulmuesit 20-vjeçar Vitor Roque nga Barcelona, i dhënë në formë huazimi te Betis. Blerja u zyrtarizua sot, sipas faqes braziliane të lajmeve Uol.

Sulmuesi brazilian ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, duke u bërë blerja më e shtrenjtë ndonjëherë jo vetëm për Palmeiras, por për të gjithë futbollin brazilian.

Transaksioni në fakt u përfundua për 25.5 milionë euro (afërsisht 152 milionë reais), me Palmeiras që fitoi 80% të të drejtave ekonomike të lojtarit.

Marrëveshja përfshin një bonus shtesë deri në 5 milionë euro (afërsisht 30.4 milionë R$) për objektivat e arritura, ndërsa Barcelona ruan 20% të të drejtave ekonomike për negociatat e ardhshme.

“Jam shumë krenar që jam pjesë e familjes Palmeiras, këto janë ditë të tensionuara, shumë ankth për mua dhe familjen time, por fatmirësisht gjithçka shkoi në fund. Është nder të vesh fanelën e kampionit më të madh të Brazilit”, ka thënë Vitor Roque, në faqen zyrtare të skuadrës së Sao Paulos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll