Sport

Legjenda Rummenigge tregon emrin e yllit, që Bayern Munich synon ta rrëmbejë...

“Të gjithë te Bayerni pajtohen se ai është saktësisht lojtari që duam ta transferojmë. Jo për ta dobësuar Leverkusenin, por që të përforcohemi ne. Wirtz është lojtari më i mirë në Gjermani”.

1 Mars 2025, 11:00 Nga DOSJA

GJERMANI - Legjenda bavareze Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se Florian Wirtz është lojtari, të cilin Bayern Munichu dëshiron ta marrë, por ka pranuar se do të jetë e vështirë për ta transferuar atë. Wirtz ka qenë një objektiv për Bayernin prej kohësh, ndonëse vazhdon të mbetet pjesë e Bayer Leverkusenit. 

Sidoqoftë, kampionët në fuqi të Bundesligës mund të përballet me një detyrë të vështirë për ta mbajtur në ekip ndërkombëtarin gjerman, pasi Rummenigge ka thënë se Bayerni është i vendosur për ta transferuar atë. 

Ai e ka cilësuar mesfushorin 21-vjeçar, si lojtarin më të mirë të Gjermanisë, por ka thënë se nuk do të jetë e lehtë për të siguruar shërbimet e tij. 

Legjenda Rummenigge tregon emrin e yllit, që Bayern Munich synon ta

“Uli Hoeness ka thënë se Wirtz është ëndrra e tij dhe e ka thënë me kulturë. Të gjithë te Bayerni pajtohen se ai është saktësisht lojtari që duam ta transferojmë. Jo për ta dobësuar Leverkusenin, por që të përforcohemi ne. Wirtz është lojtari më i mirë në Gjermani”. 

“Nuk është vlera e tregut që ka rëndësi, por shuma në të cilën duhet të paguhet për një transferim. Kjo padyshim do të jetë e vështirë, sepse Wirtz është një lojtar shumë i kërkuar”, ka thënë Rummenigge. Wirtz ka ende edhe më shumë se dy vite të mbetura në kontratën e tij me Leverkusen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll