Politike

Përplasja Trump - Zelensky në Shtëpinë e Bardhë/ Berisha: Presidenti ukrainas gaboi! Amerika i ka dhënë një ndihmë të madhe Ukrainës...

Berisha u shpreh ndër të tjera se Amerika i ka dhënë një ndihmë të madhe Ukrainës gjatë luftës, dhe se presidenti Zelensky nuk duhet të reagonte në atë mënyrë. Berisha shprehet se nëse Amerika nuk do të ishte e pranishme në NATO, tanket ruse do të ishin përhapur kudo. Sipas Berishës Rusia ka ambicie nga Balltiku te Adriatiku dhe qënia e SHBA në Europë është për sigurinë e Europës.

28 Shkurt 2025, 22:34 Nga B.Z
Përplasja Trump - Zelensky në Shtëpinë e Bardhë/
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mbrëmjen e sotme debatin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas, në Shtëpinë e Bardhë. I ftuar në “Zonë e Lirë”, Berisha tha se me Amerikën nuk mund të fitohet dhe Zelensky gaboi në takimin e tij me homologun amerikan.

Berisha u shpreh ndër të tjera se Amerika i ka dhënë një ndihmë të madhe Ukrainës gjatë luftës, dhe se presidenti Zelensky nuk duhet të reagonte në atë mënyrë. Berisha shprehet se nëse Amerika nuk do të ishte e pranishme në NATO, tanket ruse do të ishin përhapur kudo. Sipas Berishës Rusia ka ambicie nga Balltiku te Adriatiku dhe qënia e SHBA në Europë është për sigurinë e Europës.

"Rikthimi i Trump përbën ndryshimin më të madh në botë pas rënies së perdes së hekurt. Çdo 25-30 vite, bota gjendet para ndryshimeve që shumë pak kush i parashikon. Trump i deklaroi kombit amerikan dhe botës që armiku numër një i Shteteve të bashkuara është armiku i brendshëm. Ai bëri deklaratën më kurajoze të jetës së tij. Ai u tha që ju duhet të çliroheni nga këta armiq që po vendosin censurë dhe diktaturë, që po e shndërrojnë drejtësinë në armë politike. Ata armiq politizuan në ekstrem edhe institucione që duhej të qëndronin jashtë politizimit. Amerika kishte pësuar një transformim, një penetrim të ekstremit të majtë. Nuk fiton me Amerikën. Unë ushqej ndjenjat më të thella për luftën e Ukrainës, por roli i Amerikës në Europë në vlerësimin tim është jetik. Nëse Amerika nuk do të qe e pranishme në NATO, se ku do të ishin tanket ruse në Europë nuk e di. Rusia ka ambicie nga Balltiku te Adriatiku. Qenia e SHBA në Europë është për sigurinë e Europës",- u shpreh Berisha.

sali berisha zelensky-trump

Sondazh

Poll