Politike

"Do jemi në të dyja listat!" PBDNJ-PDI bashkë në koalicion me Berishën? Dule: Kush përqafon vlerat tona, bashkëpunon me ne

Në lidhje me listat e kandidatëve të opozitës për zgjedhjet e 11 majit, kreu i PBDNJ tha se janë 2 lloje listash, por akoma nuk janë përcaktuar raporti midis listave të hapura e të mbyllura.

28 Shkurt 2025, 22:49 Nga M.B
"Do jemi në të dyja listat!" PBDNJ-PDI bashkë në
Vangjel Dule

TIRANA- Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, u pyet sot nëse do të jetë në koalicionin opozitar parazgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, bashkë me PDI. I ftuar në emisionin "Log" Dule tha se është në koalicion kush përqafon vlerat e tyre dhe kush ka kontribute në ecurinë e tyre. Në lidhje me listat e kandidatëve të opozitës për zgjedhjet e 11 majit, kreu i PBDNJ tha se janë 2 lloje listash, por akoma nuk janë përcaktuar raporti midis listave të hapura e të mbyllura.

“Sapo kanë nisur negociatat javën që folëm, sepse nuk ka kuptim përcaktimi i kandidaturave pa njohur realitetin që do japin Primaret në partinë kryesore që është PD. Sa i takon listave të kandidatëve, do të ketë dhe përfaqësim të garantuar, por dhe konkurrim. Me qëllim që edhe të garantohet përfaqësimi por dhe të jetë sa më i madh kontributi. Pra do të kemi kandidatë dhe në lista të hapura, por dhe të mbyllura. Mos përjashtoni mundësinë, që në të njëjtin qark, një parti e vogël të ketë përfaqësues në të dyja listat”, tha Dule.

vangjel dule

Sondazh

Poll