Sport

Al Nassr bie sërish, tani Pioli në rrezik! Al Ahli mund Al Hilal, falë super Toney…

Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij humbën 2-1 ndaj një kundërshtari modest, si Al Orubah.

1 Mars 2025, 08:30 Nga DOSJA
Al Nassr bie sërish, tani Pioli në rrezik! Al Ahli mund Al Hilal,

ARABIA SAUDITE - Pankina e Stefano Piolit është më e rrezikuar se kurrë pas humbjes tronditëse të Al Nassr ndaj Al Orubah.

Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij humbën 2-1 ndaj një kundërshtari modest. Atyre iu bashkua Al Ahli, i cili fitoi ndeshjen e madhe kundër kampionëve në fuqi Al Hilal, falë një super paraqitjeje të Ivan Toney, i cili shënoi një ‘hat-trick’ fantastik.

Të premten u luajtën tri ndeshje të para të ditës së njëzetetretë: sukses edhe për Terimin dhe Al Shabab, të cilët mundën 2-0 Damac.

Të dielën, liderët e ligës Al Ittihad do të dalin në fushë, duke pasur edhe një here mundësinë për të rritur epërsinë në krye me tetë pikë ndaj skuadrës së Jorge Jesus, të cilët kanë pësuar humbjen e katërt në ligë, pasi përfunduan të pamposhtur sezonin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll