Politike

“Rama përpëlitet nëpër studio, në Athinë ishte një njeri i djersitur!” Dule: Kryeministri s’ka kaq shumë miq.! Marrëveshja e detit? T’ja lëmë Gjykatës Ndërkombëtare

Dule tha se Rama është parë në Greqi i djersitur këmbë e krye.

28 Shkurt 2025, 21:57 Nga M.B
“Rama përpëlitet nëpër studio, në Athinë
Vangjel Dule

TIRANA- Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, foli sot për takimet e PD-së dhe të PS-së në Athinë. I ftuar në emisionin Log., Dule tha se Rama është parë në Greqi i djersitur këmbë e krye. Ai shtoi se e ka parë Ramën teksa “përpëlitet”, sepse është siklet. Për Dulen, kryeministri Rama nuk ka kaq shumë miq. Për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, Dule vlerësoi se duhet pranuar vendimi që do të ndërmerret nga Gjykata Ndërkombëtare.

"Edi Rama në Athinë ishte një njeri i djersitur kokë e këmbë. Nga ana tjetër, kemi komunikim të drejtpërdrejtë, që prekin marrëdhëniet mes dy vendeve, që prekin të drejtat e minoritetit dhe të shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Në atë takim na mungoi një njeri, pranë Mitsotakis, që ka lidhje me Partinë Republikane. Nuk besoj se Mitsotakis ka preferenca se kush duhet të jetë kryeministër në Shqipëri.

Rama përpëlitet nëpër studio, nuk do bënte kështu nëse do kishte kaq shumë miq. Edhe z Berisha është ftuar në tryeza ndërkombëtare. Mos u përpiqni të krijoni opinione të gabuara në lidhje me çfarë tha Berisha për çështjen e detit. Duhet të shkojmë në Gjykatë Ndërkombëtare, juridiksionin e së cilës e pranon çdokush, e pranon edhe Kushtetuta e Shqipërisë", tha Dule.

vangjel dule

Sondazh

Poll